Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Shkup ka regjistruar një tërmet mëngjesin e sotëm në orën 06:32, epiqendra e të cilit ndodhej 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë, me magnitudë lokale Rihter prej 3.6 shkallë.
“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave-Matematikës në Shkup, sot në ora 06:32 ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit ndodhet 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Shqipërisë, me magnitudë lokale Rihter 3.6 ML”, thuhet në deklaratë.