Një rast i pa precendent ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë. 36 deputetë nga opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE kanë kërkuar të drejtën e fjalës me të filluar procedura për shkarkimin e ministrave shqiptar, atij të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe ministrit të Administratës, Azir Aliu, me të vetmin qëllim, votimin dhe stërzgjatjen e kësaj procedure.
Një reagim të çuditshëm e të shkurtër në “Facebook” e ka bërë ministri Aliu, i cili publikisht mbështeti Taravarin, pas “përçarjes”.
Ditën kur deputetët e VMRO-së e morrën në mbrojtje Aliu e ka cilësuar si “ditë historike”, kësaj thënije ministri në fjalë ja ka bashkëngjitur edhe një foto ku shifet monitori informativ në Kuvend e në të cilin “lajmet” e nevojshme Aliu i lexonte në gjuhën maqedonase dhe jo në shqip, ashtu siç edhe e lejon ligji.