Paraqitja e Kurtit në OKB, Çitaku: Mjerim që Qeveria e solli punën në këtë pikë!

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe për mospërfillje të ndikimit të saj te minoriteti serb në Kosovë. Gjatë mbledhjes, por edhe pas përfundimit të saj ka pasur reagime për paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti.

Nënkryetarja e PDK-së, e cila ka qenë ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka shprehur pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes nga aleatët gjatë seancës që u thirr nga Serbia.

“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë.

Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë. Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë.”– ka shkruar Çitaku.