E dhimbshme: Djali në Mitrovicë e rrah nënën për pronë

Një nënë në Mitrovicë ka raportuar të premten në polici se ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga djali i saj.

Sipas policisë, ajo tha se dhuna erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

I dyshuari është në arrati, ndërsa rasti po hetohet, njofton policia.