Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar në lidhje me informacionet për kërcënim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkup.
Në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, tha se nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit. Ai tha se siguria për Kurtin është përcaktuar sipas rregullave dhe protokolleve.
Ndryshe, sot RTK raportoi se Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Shkup është përcjellë nën masa të rrepta të sigurisë, pasi ka pasur informacione për atentat ndaj tij.