Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në IBO Mediterranean

Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në versionin IBO Mediterranean.

Boksieri shqiptar mposhti John Franck Mendyn në një ndeshje me dhjetë raunde.Meçi u zhvillua të shtunën mbrëma në Londër.

Fituesi i këtij dueli u vendos me pikë, pasi të dy boksierët rezistuan deri në fund në ring.

Kjo ishte fitorja e 16-të në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.

Londra u vesh kuqezi falë mbështetësve të shumta të Uldedajt, që ka programuar të tjera duele.