Skuadra e Milanit e ka fituar derbin e Italisë ndaj Napolit me rezultatin 1:0. Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma i ka takuar javës së 24-t të Serie A italiane.
Golin e vetëm e shënoi Theo Hernandez në minutën e 25-të. Ai u asistua nga Rafael Leao.
Në qendër të mbrojtjes te Napoli u paraqit kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Milani është forcuar në pozitën e tretë me 52 pikë, kurse Napoli mbetet në vendi ne nëntë me 35 pikë.