Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 16 gradë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta shiu, ndërsa në viset malore me reshje të dëborës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, , ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 9 deri në 16 gradë, shkruan Alsat.