Sipas një studimi të ri, mbështetja dhe mirëkuptimi i rrethit të ngushtë familjar është shumë më rëndësi kur bëhet fjalë për gjendjen psikologjike tek të rinjtë. Stresi po konsiderohet si shkaktari kryesor që i shtyn të rinjtë të konsumojnë droga të ndryshme e alkool, raporton “CNN”. Studimi që është bërë në SHBA në Qendrën për parandalim dhe kontrollim të sëmundjeve, ka anketuar disa të rinj rreth çështjes se çfarë i shtynë ata të konsumojnë drogë e alkool. Përgjigjet që mblodhën prej vitit 2014 e deri më 2022 kanë treguar se stresi i vazhdueshëm ka një ndikim të keq. Të rinjtë kanë thënë së arsyet kryesore që po i shtyjnë ata drejt drogës e alkoolit janë shumë faktorë që janë shkaktar të stresit të vazhdueshëm si mungesa e disponimit, mungesa e mbështetjes nga prindërit e mungesa e komunikimit të mirëfilltë. Njësoj u përgjigjën rreth 75 për qind e të anketuarve.
60 % të të anketuarve kanë thënë se konsumi i drogës e alkoolit ju ndihmon të relaksohen e të qetësohen, kurse 40% prej tyre kanë thënë se droga e alkooli ju ndihmon të tejkalojnë gjendjen e depresionit e ankthit. Gjysma e të rinjve kanë deklaruar se përdorin substanca të ndryshme vetëm për të eksperimentuar e të kënaqen me shoqëri. Të tjerë kanë thënë se përdorin narkotikë për të fjetur më mirë. Përdorimi i substancave narkotike shpesh fillon në moshën e adoleshencës, që i vë fëmijët në rrezik nga mbidoza fatale si dhe vazhdimi i përdorimit të këtyre nartkotikëve edhe në moshën madhore.
Shëndeti mental i fëmijëve në SHBA është bërë një ndër shqetësimet më të mëdha në vitet e fundit. Organizatat e të rinjve, në vitin 2021 kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin mendor të fëmijëve e adoleshentëve. Kirurgu nga SHBA, Viver Murthy, kishte treguar për shkaktarët e kësaj gjendje dhe se çfarë masa duhet ndërmarrë për të prioritizuar shëndetin mendor. “Të rinjtë sot po e kanë të vështirë zhvillimin e jetës normale për shkak se kanë sfida shumë të rënda me të cilat përballën çdo ditë. Efekti i këtyre sfidave që ka ndikuar në gjendjen e tyre psikologjike është shkatërrues”, ka shkruar Murhty në vitin 2021. Murthy gjithashtu kishte thënë se komunikimi dhe mbështetja nga rrethi familjar për çdo sfidë janë të domosdoshme për një gjendje të mirë mendore të një riu.