“Dridhje e shkurtër por e fortë,…”: Një tërmet i fuqishëm godet Sarajevën dhe rrethinën e saj

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Sarajevën mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20.

Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, shkruajnë mediat lokale.

Siç bëhet e ditur më tej, epiqendra e tërmetit u regjistrua 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.

Qytetarët e Sarajevës dhe rrethinave të saj kanë thënë se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda.

“Dridhje e shkurtër por e fortë”, “Dy goditje të shkurtra, më pak se katër sekonda”, “E shkurtër por e qartë”, “Vërtet u drodh Sarajeva”, kanë shkruar disa prej tyre në mediat sociale.

Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale.

https://twitter.com/LastQuake?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1759493707466781044%7Ctwgr%5E91e289cde74bacb0f81b017121a746889da31087%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdridhje-e-shkurter-por-e-forte-nje-termet-fuqishem-godet-sarajeven-dhe-rrethinen-e-saj%2F