Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

Kostoja e transportit të mallrave nga Azia në Evropë është rritur me 400 për qind për shkak të sulmit në Detin e Kuq, njoftoi Komisioneri Ekonomik Evropian, Paolo Gentiloni.

Për shkak të sulmit, koha e dorëzimit të mallrave nga Azia në Evropë është zgjatur me dhjetë deri në 15 ditë, shtoi Gentiloni, transmeton Mina, duke cituar Capital.ba.

Ai pret që rritjet e sipërpërmendura të çmimeve të transportit të ushtrojnë njëfarë presioni në rritjen e inflacionit në Bashkimin Evropian.

“Është e qartë se ndërprerjet e mëtejshme mund të shkaktojnë pengesa të reja të furnizimit që do të ulnin prodhimin dhe do të rrisnin çmimet”, tha Gentiloni. (INA)