Vizita në Tiranë, Blinken vlerëson Shqipërinë: Partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau detaje në lidhje me vizitën e tij në Tiranë më datë 15 shkurt, ku u shpreh se Shqipëria mbetet partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s.

Blinken vlerësoi ndihmën e Shqipërisë për popullin afgan, duke theksuar se kjo tregon humanizmin dhe traditën e popullit shqiptar për të strehuar ata që kanë nevojë.