Konferencë për dhunë bashkëmoshatare

Konferenca “Të gjithë në aksion për ballafaqim me dhunë bashkëmoshatare” do të mbahet sot në Qendrën memoriale të Holokaustit në Shkup.

Konferenca është ngjarje përfundimtare “Të gjithë në aksion për shkolla të sigurta – të përkrahur nga mekanizmi për rezistencë qytetare (MGO), në kuadër të projektit “Përkrahja teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat civile në Republikën e Maqedodnisë së Veriut”, që financohet nga BE-ja, e realizuar nga Shoqata e qytetarëve “Rubikon” nga Shkupi.

Pjesëmarrësit në konferencë do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të kuptojnë diçka më shumë për gjendjen faktike, parandalimin, njohjen dhe ballafaqimin me forma të ndryshme të dhunës bashkëmoshatare.