Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Bogorodicë-Evzoni

Nga mbrëmja e djeshme në ora 23:00, është normalizuar hyrja në Greqi përmes vendkalimit kufitar Evzoni, i cili nga ora 18 ka qenë i bllokuar nga bujqit grekë, ndërsa shërbimet e atjeshme kufitare kanë lëshuar automjete udhëtarësh dhe transportuese në çdo gjysmë ore nga dhjetë minuta.

Lajmin se është normalizuar hyrja tek fqinji jugor përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë-Evzoni e konfirmoi shefi i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug, pranë MPB, Sllavço Bogoev.

Ndërsa në pikat e tjera kufitare me Greqinë, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki, qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave po zhvillohet normalisht.

Ndryshe, kalimi Niki për hyrje në Greqi është bllokuar dje nga fermerët grekë nga ora 16:00 deri në orën 19:00, të cilët sipas informacioneve nga atje e kanë vendosur në pezullim grevën dhe bllokadat.