Grubi: Ne deshëm t’i largojmë bastoret dhe kazinotë, Pendarovski gaboi, ra pre e këshilltarëve të tij që nuk e nënshkroi ligjin

Zëvendësministri Artan Grubi, i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Maqedonia, në lidhje me ligjin për lojrat e fatit, dhe vijat e kuqe të BDI-së, u shpreh se janë në shërbim të qytetarëve, për të mirën e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm për të mirën e shqiptarëve.

“Sa i përket Ligjit të lojrave të fatit për bastoret dhe kazinot, ne së bashku me ministrin e Financave, Fatmir Besimin, e përgatitëm ligjin, e miratuam në qeveri, e dërguam në komisionin ku VMRO DPMNE-ja e bllokoi për dy vite dhe nuk e lejonte të hyjë as në komision që të diskutohet, dhe e tërhoqëm ligjin. Ne e hartuam këtë ligj me të vetmin qëllim që t’i largojmë kazinotë dhe bastoret, por VMRO-ja absolutisht refuzonte çfarëdo qoftë distance dhe në fund ramë në kompromisin prej një distance 500 metrash. Monopoli kriminel i vendosur në vitin 2003 me prejardhje goxha të dyshimtë, i vendosur nga VMRO DPMNE-ja për interesa të tyre dhe prandaj e luftojnë këtë dhe mundohen që ta mposhtin BDI-në me këtë lloj arme të tyre, pra kjo është strategjia e tyre. Por ne nuk mërzitemi për këtë, sepse neve na mërzit rezultati i fundit, dhe zoti Penadrovski ka bërë një gabim shumë të madh dhe unë këtë ua vesh këshilltarëve të tij dhe bashkëpunëtorëve që i ka përreth, sepse i njoh dhe i di qëndrimet, dhe këto janë motive lukrative të bashkëpunëtorëve për ta mohuar ligjin”, tha Grubi. (politiko.mk)