Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë nga EVN, bëri të ditur se sot nga ora 9 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve “Vllae” dhe “France Preshern” në Komunën e Karposhit.
Nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve “Angell Dimovski” dhe “23 Oktomvri” në Komunën e Aerodromit.
Ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike do të jenë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Konsumatorët e një pjese të rrugëve “Brigada Maqedonase-Kosovare”, përfshirë edhe objektet e qendrës tregtare “Point Retail Park” dhe “Viva Fresh Stor”, sot nga ora 9 nuk do të kenë ujë për shkak të defektit në rrugë f-250 mm në këtë rrugë, afër hekurudhës.
Nga ora 9 do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve “Samoillova”, “Banatska” dhe “Joakim Kërçovski” për shkak të defektit të mbyllësit f-80 mm në rrugën “Samoilova” nr. 140.
Furnizimi me ujë do të normalizohet pas riparimit të defekteve.