Shoqata e qytetarëve për sëmundje të rralla “Jetë me sfida”, me rastin e Ditës së sumundjeve të rralla, sot në konferencën për shtyp do të nisë fushatën për përmirësimin e diagnozës dhe regjistrimit të pacientëve me sëmundje të rralla në vend.
Nga Shoqata informojnë se në kuadër të fushatës, fillojnë bashkëpunim me Shoqatën e mjekëve të mjeksisë së përgjithshme familjare, me qëllim që bashkërisht ta përmirësojnë qasjen deri tek diagnoza.
“Qasja e hershme deri tek diagnoza, informacioni dhe terapia janë kyçe për përmirsimin e cilësisë së jetesës së pacientëve dhe familjeve me sëmundje të rralla”, theksojnë nga Shoqata “Jetë me sfida”.