Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka fluturuar me një raketë të modernizuar Tu-160M. Sipas mediave ruse, ai po pilotonte atë aeroplan.Më herët gjatë ditës së djeshme ai kishte mbërritur në pistën e fabrikës së avionëve “SP Gorbunova” në Kazan.
Fluturimi i Putinit në aeroplan, të cilin ata e quajnë “Mjellma e bardhë”, zgjati rreth 30 minuta. Kur u pyet për itinerarin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj se ishte një sekret ushtarak, raporton RIA Novosti.
Tu-160M është një version i modernizuar i avionit Tu-160, i destinuar për të goditur objektiva të rëndësishëm me armë bërthamore dhe konvencionale, shton Sputnik. Është avioni më i madh supersonik në historinë e aviacionit ushtarak dhe avioni më i rëndë luftarak në botë. Kjo nuk është hera e parë që udhëheqësi i Rusisë merr drejtimin pasi ai tashmë fluturoi në gusht 2005 me bombarduesin “Tu-160”, pra versionin e tij të mëparshëm përpara se të modernizohej.