Policia franceze ka sekuestruar 72 armë dhe më shumë se 3 mijë plumba në shtëpinë e aktorit veteran Alain Delon, raporton BBC.
Në oborrin e shtëpisë së tij Douchy-Montcorbon, rreth 135 kilometra në jug të Parisit, është gjetur edhe një poligon qitjeje, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Prokurorët kanë deklaruar se Delon nuk kishte leje për mbajtjen e armëve.
Aktori 88-vjeçar, ishte yll i epokës së artë të kinematografisë franceze, edhe njihet për personazhet e tij të ashpra në filmat “The Samurai” dhe “Borsalino”.
Delon ka qenë shëndetlig në vitet e fundit kur pësoi sulm në zemër në vitin 2019.
Problemet e tij familjare gjithashtu kanë marrë vëmendjen e mediave në Francë.