Spekulim apo e vërtetë? Portali prorus pohon se 70 për qind e anëtarëve të VMRO-së janë prorusë!

Pak kush e di se në Maqedoni ekziston portali freeglobe.mk(sloboden svet/botë e lirë), por ata që e kanë hapur atë të paktën një herë, do të kenë vërejtur orientimin pro-rus të saj, ku ka shkrime afirmative për regjimin e Putinit, përkrahje të agresionit ndaj Ukrainës, shumë shkrime anti BE e antiamerikane, ndërkaq aty i sheh gjithë eksponentët e njohur për këtë lloj sentimenti(Mirka Velinovskën, Todor Petrovin….).

Pikërisht njëri nga eksponentët e kësaj fryme, që paraqitet edhe si gazetar që bën intervista me bashkëmendimtarë, është Zoran Jovanovski, i cili thotë se populli maqedonas është NJË me popullin rus, se gjuha maqedonase është si një dialekt i rusishtes., dhe se Maqedonia duhet t’u kthehet rrënjëve burimore dhe orientimit kah Rusia.. Pikërisht ky gazetar, duke bërë një intervistë me një anëtar të Partisë Rodina Makedonija(atriubuti “rodina”(atdhe,vend i lindjes) si duket është zgjedhur të tingëllojë qëllimisht si rusisht!), duke kërkuar që maqedonasit dhe Maqedonia të orientohet nga Rusia, sepse sipas tij, maqedonasit i përkasin ortodoksisë dhe botës ruse. Si argument për këtë ai përdori një spekulim që do verifikuar, se 70 për qind e anëtarësisë së VMRO-DPMNE-së janë proruse!

Çfarë thonë në VMRO për këtë pohim, thotë heshtja e Mickoskit dhe udhëheqësve të saj, sepse deri tash nuk ka ndonjë reagim. Ndoshta se nuk ia varin veshin, e ndoshta se pajtohen, ku të dish?!