BDI: Bashkë le të trasojmë rrugën për Presidentin e parë shqiptar në vendin tonë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, njoftojnë se Shtabi Qendor Zgjedhor ka mbajtur takim për të koordinuar aktivitetet gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Njoftimi i plotë:

Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim ka mbajtur sot takim për të përcaktuar strategjinë e funksionimit, për të përcaktuar dhe koordinuar aktivitetet që do të pasojnë gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

I pranishëm në këtë takim koordinues ishte edhe kandidati për President të parë shqiptar i propozuar nga BDI, z. Bujar Osmani.

U vendos që me datë 9 mars me fillim në ora 18:00 në sallën sportive “Kale” në Shkup të mbahet Tubimi qendror për të promovuar kandidatin për President të parë shqiptar dhe konceptin e përzgjedhjes së presidentit me 2/3 e votave në Kuvend për të pasur konsensus shoqëror dhe me shumicë të Badenterit për të siguruar konsensus etnik.

Bashkë le të trasojmë rrugën për Presidentin e parë shqiptar në vendin tonë!

https://www.facebook.com/BDI002/posts/783567113797044?ref=embed_post