BDI promovon sot Bujar Osmanin, si kandidat për president të Maqedonisë

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një kumtese për media ka njoftuar se sot (e shtunë, 09.03.2024) me fillim në ora 18:00, në Sallën Sportive tek Kalaja në Shkup, do të promovojë kandidatin për president, Bujar Osmani.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,
Ju njoftojmë se nesër (e shtunë, 09.03.2024) me fillim në ora 18:00, në Sallën Sportive “Kale” në Shkup, Bashkimi Demokratik për Integrim promovon kandidatin për president z.Bujar Osmani.