Skandal: Adnan Azizi nga Besa sulm brutal ndaj TV Klan M dhe gazetarëve nga Kosova e Shqipëria!

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Besa dhe eksponent i lartë i koalicionit VLEN përmes një postimi në rrjetet sociale ka drejtuar akuza të rënda ndaj televizonit, Klan Maqedoni dhe gazetarëve dhe analistëve që ishin mbrëmë në emisionin “Debat Plus”.

Sipas Azizit, analistët nga Kosova dhe Shqipëria që mbrēmë ishin panelist, në emision me kreun e PDSH, janë të shitur.

Shkrimit skandaloz Azizi i ka bashkëngjitur fotografi ku shihen, Berat Buzhala, Lirim Memetaj, Ilir Mushkolaj, Baton Haxhiu, Blendi Fevziu, Nuri Bexheti po edhe shumë të tjerë që nuk ngurojnë ta thonë të vërtetën lidhur me të arriturat e BDI-së ndër vite po edhe suksesin me Kryeministrin e parë dhe të arriturat tjeta së fundmi.

Për këtë ka reaguar edhe Televizioni Klan. Nga atje kanë kërkuar reagim nga SHGM dhe organizatat tjera gazetareske po kanë kërkuar që nga qëndrimi nē fjalē të distancohen, Mexhiti, Gashi, Taravari, Kasami dhe Qoku.

Për mē tepër nga Klan Maqedoni, presin që Adnan Azizi të kërkoj falje.

Reagimi i plotë i Klan Maqedoni:

Skandal: Adnan Azizi nga Besa sulm brutal ndaj TV Klan M dhe gazetarëve nga Kosova e Shqipëria!