Bujar Osmani, kandidati për president, ka prezantuar sot para krerëve të “Frontit Europian”, programin e quajtur “Dekalog i presidentit europian”.
Pas asaj, krerët e partive që formojnë “Frontim për Europë”, kanë nënshkruar deklaratë për mbështetjen e kandidaturës së Osmanit më 24 prill.
Pas kësaj, ka reaguar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Në një postim në “Facebook”, Ahmeti ka treguar edhe zotimet pas të cilave qëndorjnë unanimisht bashkë.
Zotimi i parë është Integrimi në BE deri në vitin 2030, e i duti është zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë
Në fund, Ahmeti ka thënë se “Fronti Europian” nuk garon vetëm formalisht në zgjedhje, por me ide dhe vizion të qartë rreth veprimit politik të së ardhmes
Postimi i plotë:
Me bashkëdrejtuesit e Frontit Europian dëgjuam sot prezantimin e platformës zgjedhore të kandidatit tonë për President z. Bujar Osmani, të titulluar “Dekalogu i Presidentit Europian” dhe nënshkruajtëm deklaratën mbështetëse ndaj përmbajtjes së saj në thelb konform vlerave të zhvillimit europian.
Zotimet pas së cilave qëndrojmë unanimisht bashkë janë:
👉🏻Integrimi në BE deri në vitin 2030,
👉🏻Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë,
👉🏻Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA,
👉🏻Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për çertifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike,
👉🏻Përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s,
👉🏻Marrëveshja kornizë ekonomike
👉🏻Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme,
👉🏻Mbajtja e të rinjve në vend,
👉🏻Edukimi dhe inovacioni, si dhe
👉🏻Agjenda e gjelbër.
Ne nuk garojmë vetëm formalisht në zgjedhje, por me ide dhe vizion të qartë rreth veprimit politik të së ardhmes!
Bashkë drejt Europës!