Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk e bëjnë siç duhet punën e tyre.
Punë e cila për pacientin ka një kosto të lartë, jo vetëm monetare. I tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së hënës. Një 37 vjeçare ka mbetur pa dhëmbë e dhëmballë në gojë si pasojë e pakujdesisë në punë të një stomatologu.
Ylli Naçi stomatolog në qytetin e Korçës në 2017 i ka vendosur znj. Elvira Hoxha dhëmb dhe dhëmballë zirkon në të gjithë gojën, ku pas 3 vjetësh ka pësuar një infeksion të rëndë në gojë. ” Unë kam vënë gjithë gojën zirkon, tre muaj kan ndenjur me dhembe provizor pasi dentist Ylli më bëri dhe një operacion në nofull ku m’u hapën penjtë dhe e kam ribërë mbylljen me djegie mbrapa: tregon Elvira.
U dëtyrua që ta mbushte pjesën e kockës së hequr me artificiale. Pas shumë peripecish Elvira i drejtohet një dentisti në Maqedoninë e Veriut. Nga grafija 3D stomatologu Batkoski pa se komplet pjesa e nofullës kishte marrë infeksion, por zbuloi se stomatologu Ylli na kishte harruar edhe një gjilpërë brenda në një rrënjë dhëmbi.” Infeksioni kishte mbërritur 2,5 mm larg nofullës. Unë rrezikoja ose të mbetesha e paralizuar apo infeksioni të mbërrinte në gjak dhe une mbetesha në vend. Kam 2 muaj që kurohem me antibiotik, me mjekime me operacione. Në verë duhet të vendos impiante dhe më pas të vendos sërish dhëmbët zirkon.” pohon denoncuesja.
Fiksi u lidh me stomatologun nga Maqedonia e Veriut ku aktualisht Elvira po ndiqet. Ai i dërgoi Fiksit një video ku shpjegon të gjithë gjendjen aktualetë gojës së Elvirës. Me grafinë para ai tregon kanalet e pambushura të dhëmbëve dhe gjilpërën e thyer që kishte gjetur në njërin prej kanaleve. Plus edhe nofulla e poshtme ka pësuar ndryshime prej infeksionit të rëndë. Si rezultat pacientja ka nevojë për impiante e më pas kurora zirkoni. Gjithsesi me mjekimin e deritanishëm gjendja është stabilizuar, por që do vazhdojë ende të kurohet.
Pas gjithë këtij kalvari Elvira i drejtohet edhe njëherë klinikës dentare të Ylli Naçit. Ajo i tregon se çcfarë ka hequr me gojën vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë së tij. Dentisti nuk mban përgjegjësi edhe pse e pranon se ka gabuar. Madje ai debaton me Elvirën dhe në fund nga i akuzuar merr rolin e akuzuesit duke i thënë Elvirës se do e denoncontë në polici për prishje të qetësisë në punë, madje shkon edhe më larg kur i thotë që do e akuzojë për gjobvënie. ” Ti po më vjen mua në punë , po më shqetëson mua në punë madje po më vë gjobvënie” dëgjohet t’i thojë Naçi Elvirës. Ajo i pohon se nuk po i kërkon lekë por thjeshtë përgjegjësi për dëmin që i ka shkaktuar. Por në fund dentisti e kërcënon se do e denoncojë në polici dhe se zgjidhjen le ta gjejnë në gjykatë.
Por fiks pas një muaji që Elvira depozitoi ankesën u mblodh komisioni i cili vendosi të hedh poshtë pretendimet e saj, duke bërë indirekt fajtore këtë të fundit. Komisioni vendosi ” Të mos pranojë ankesën për vënie përpara përgjegjësisë të mjekut pasi me provat e paraqitura prej ankueses nuk vërtetohet gabimi profesional i pretenduar…” Elvira kërkoi dhe një shpjegim tek USSH Elbasan, por këta të fundit nuk u përgjigjen pasi vendimi ishte marrë. Njëra prej anëtareve të këtij komisioni i përgjigjet prerë dhe ftohtë duke i thënë që të ankohet tek Komisioni i Disiplinës pranë USSH-së. Ankesë që Elvira e bëri dhe do e çojë deri në fund si çështje.