Badenteri/ Matoshi: Ky mekanizëm do të jetë pjesëmarrës i rëndësishëm në jetën politike

Ish deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Ruzhdi Matoshi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka folur për rëndësinë e badinterit.
Sipas tij, zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhanë rezultat për një rrjedhë politike e cila do të nxjer në siperfaqe peshën specifike, politike të shumicës së dyfishtë (Badenterin).

Thotë se shumica e dyfishtë është mekanizëm mbrojtës për ligjet të cilët duhët të mbrojnë interesat kulturore, arsimore, religjoze dhe të domenit më të gjërë të pakicave jashtë popullsisë Maqedonase dhe Shqiptare si bartës të sovranitetit, të njohur nga demografia si popuj me sasi më të madhe (Maqedonasit me 53% dhe Shqiptarët me 30%)

1180x200

“Komisioni i Badenterit është i përbërë prej 21 anëtarëve (7+7+7= 21), 7 Maqedon, 7 Shqiptar dhe 7 nga të gjitha pakicat etnike në Maqedoninë e Veriut ( Turq, Boshnjak, Serb, Vlleh dhe Rom) Çdo ligj që kalon në këtë komision 21 antarësh duhet të kaloj shumicën e deputetëve në senacën plenare, me 61 depute dhe si shtesë edhe shumicën e deputetëve të cilët nuk janë Maqedonas, njëkohësiusht. Numri deputetëve të cilët nuk janë maqedonas në parlament gjithmonë sillet rredh 40. Nga rezultatet presidenciale mundesi të kontrollit të Badenterit (shumicës në komisionin parlamentar me 21 anëtarë dhe shumicës në senacë plenare nga 120 deputet) e ka Fronti Evropian. Arsyeaja është se nga kapaciteti i votave të raundit të parë nga zgjedhjet presidentciale dhe nga pritshmëritë e rezultatve më 8 Maj, do të kenë sasinë e deputetëve mbi 20 depuetet, të koncentruar brenda FRONTIT EVROPIAN. Ky mekanizëm do të jetë pjesëmarrës i rëndësishëm në jetën politike, publike, institucionale dhe parlamentare i cili mund të ruaj rrugën dhe kursin euroatlantik të vendit për antarasim ne BE, ndryshimet kushtetuese dhe orienton përbërjen e shumicës parlamentare për qeverinë e ardhëshme. Badenteri u krijua si rezultat i marveshjes së Ohrit dhe Luftës së vitit 2001”, shkruan Matoshi.