Imam Tawhidi është I njohur në botën arabe për ligjeratat e tija mbi fenë islame dhe jo vetëm, pasi shpesh herë jep mendime dhe mbi konfliktet aktuale në botën islame, së fundmi dhe mbi konfliktin Izrael-Palestinë.
Në një video e cila u bë virale të fundmi ai ka zhgënjyer ndjekësit e tij të shumtë, pasi gjatë një ligjërate tha se Palestina është tokë e hebrenjëve (çifutëve) dhe se ai ka raporte shumë të mira me popullin hebre.
Deklaratat e tija kanë acaruar ndjekësit e tij të shumtë në numër, duke e cilësuar të njejtin si njëri pa fe që përhap urrejtje fetare duke mos folur realitetin.
Kujtojmë se Imam Tawhidi u prit në vitin 2022 nga Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me ç’rast iu dhurua dhe një dhuratë simbolike nga komuna.
Imam Tawhidi e quajti Ganiun si mik të mirë të tij dhe deklaroi se ndihet i nderuar për mikpritjen dhe çmimin e dhuruar.