Banorët po i rregullojnë vet ashensorat (liftat), dyert hyrëse të ndërtesave, po pastrojnë parqet, kositin barin, bëjnë parkingje. Kohë më parë u shtrua me asfallt e tërë lagjja dhe u vendosën shenjat e trafikut. Asnjë nga këto punë nuk i ka bërë komuna Çair e cila e ka për detyrë ti bëjë, por banorët, për 3 javë bënë më shumë vet se sa komuna për 20 vjet. Nëse kjo nuk është e vërtetë udhëroni e komentoni me arsye të shëndoshë e jo me emcione, puna e vetëadministrimit lokal është të kujdeset për komunën që udhëheqë, e kur qytetarët e marrin për sipër të bëjnë një punë në mjedisin ku jetojnë dhe ne i postojmë disave prej jush ju duket se bëjmë propagandë politike!
Ju kemi thënë e përsërisim, ne kur e kemi hapur faqen na kanë akuzuar se jemi me lsdm-në, pastaj se vmro ishte ajo që na paguan, e më vonë pdsh, etj! Pse? Sepse ishit të gjithë bdi! Tani na akuzoni se qenka bdi që na paguan, shumë gabim jeni na besoni.
https://www.facebook.com/watch/?v=798060675721112&t=0