Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë sot vajzën, të cilën ajo dhe këngëtari i dashur për publikun e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Luna Mari Ejlli.
Lajmin e bukur çifti e ka ndarë menjëherë me ndjekësit në rrjetet sociale. E në foton ku shfaqen duart e tyre teksa mbajnë dorën e vogëlushes së tyre, kanë nisur menjëherë urimet, mes tyre edhe emra të njohur.
Por ai që i ka habitur më shumë të gjithë dhe Luizi e Kiara nuk e prisnin një gjë të tillë, është Bled Mane. Ky i fundit nuk ka bërë koment te postimi i çiftit, por ka bërë një status të veçantë në profilin e tij në “Instagram”.
Gazetari i njohur ka postuar foton e çiftit dhe krahas saj ka shkruar:
“Urimet më të mira për Kiarën dhe Luizin. Vajza më e re në qytet ka emrin Luna Mari Ejlli! 👶🌸”.