Ismet Ramadani: Në asnjë mënyrë nuk duhet që Badenterin ta defunksionalizojmë

Analisti Ismet Ramadani në panel diskutimin e sotëm tha se vetëm në vitin 2001 ata që majorizonin u detyruan të ulen dhe të bëjnë marrëveshje.

Nuk kishte më vështirë edhe më rëndë, del në foltore, flet e flet, në fund votohet, majorizimi dhe gjithçka hidhet poshtë dhe kështu deri në vitin 2001 kur filloi konflikti i armatosur këtu në Maqedoni, i udhëhequr nga z. Ali Ahmeti dhe ata që majorizonin u detyruan të ulen bashkë me ne dhe të bëjnë një marrëveshje që ne e quajtëm Kornizë e Ohrit.

1180x200

Ai më tej tha se parimi i Badinterit është shtylla e stabilitetit dhe barazisë në vend.

Duke biseduar dhe duke u konsultuar shumë, shfrytëzuam gjithçka që kishim, me intelektualë atëherë dhe politikanë për të ardhur deri te një përfundim, pra, të instalojmë minimumin e demokracisë konsensuale me parimin e Badenterit ose me votimin e dyfishtë. Sado që ishte minimumi i asaj demokracisë konsensuale, për ne u tregua i bollshëm, u tregu i mirë pra sepse atë që e përmend pak më parë u çliruam prej atij majorizimi që ishte i mërzitshëm dhe na bënte nervoz. Në asnjë mënyrë nuk duhet që këtë mekanizëm ta defunksionalizojmë. Ai mekanizëm defunksionalizohet nëse në Qeveri hynë një koalicion ose parti shqiptare që nuk e fiton legjitimitetin e popullit, shtoi Ramadani.