Kolashinac: Fitorja më 8 maj është tek Fronti Europian, të gjithë bashkë për Maqedoninë europiane!

Fronti Europian më të gjithë liderët e partivë në koalicion po zhvillon tubimin qëndron në sheshin Iliria në Tetovë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike Boshnjake dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNS) në Maqedoninë e Veriut, Munir Kolashinac në fjalimin e tij tha Fronti Europian do të korr fitore më 8 maj dhe se boshnjakët janë të mirëpërfaqësuar në këtë ekip triumfues.

“Në këtë front na bëri bashkë lideri ynë, Ali Ahmeti, me qëllimin që ashtu siç fituan shqiptarët të drejtat e tyre, ashtu edhe kombësitë e tjera në Maqedoninë e Veriut të kenë zë dhe përfaqësim dinjitoz. Vëllezërit boshnjak, u rreshtuan në Frontin Europian sepse është fronti fitues me të cilin do të fitojmë të gjithë ardhmëri të barabartë dhe europiane” tha Kolashinac. /TvKlan.mk