Ish komandanti i UÇK-së porosi Taravarit dhe Mickoskit: S’ka kush e prek kauzën e pastër të UÇK-së, s’ka bir nane që del e njollos luftën tonë

Ish komandanti i Brigadës Naim Alili nga Ushtria Çlirimtare, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në “Facebook” pas fotografisë mes Taravarit dhe Mickoskit.

Alili ka thënë se populli jonë në çdo periudhë është përballur me tradhëtinë, por gjithmonë ka ditur që tradhëtarëve t’ua jep goditjen e merituar.

1180x200

Ka folur për “servilizmin” e opozitës shqiptare dhe afërsinë e tyre me Mickoskin dhe VMRO-në antishqiptare e antieuropiane, sipas tij, ky është servilizimin turpërues për t’u bërë bashkë në pushtet me ta pa lejen e popullit.

Thotë se e ka pritur një gjë të tillë por është nevrikosur tejmase me servilizmin e opoiztës dhe heshtjen e tyre kundër Gordana Siljanovska Davkovas e cila tha se do iniconte një tribunal për gjykimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Shkrimi i plotë:

Në çdo periudhë populli ynë është përballur me tradhëtinë, por gjithmonë ka ditur që tradhëtarëve t’ua jep goditjen e merituar.
Tani, në kohërat po dalin në sipërfaqe tradhëtarët e ri, arrogant e të etshëm për pushtet dhe nuk kursejnë asgjë për ta arritur këtë.
Po i shoh këta të opozitës shqiptare, afërsinë që kanë me Mickoskin e me këta të VMRO-së antishqiptare e antieuropiane, servilizimin turpërues për t’u bërë bashkë në pushtet me ta pa lejen e popullit.
Nuk ishte se nuk e prisja një gjë të tillë, por ajo që më habiti e nervozoi tejmase si ish komandant brigade ishte heshtja e tyre kur kjo Gordana Siljanovska Davkova tha se do iniconte një tribunal për gjykimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ku ishin këta “legjitimët” e votës shqiptare se ashtu e quajnë veten që ta kundërshtojnë ashpër?! Askund, u futën në birën e miut dhe u pajtuan me dëshirën e flaktë të Gordes për pak pushtet!
Por, le ta dijnë mirë se s’ka kush e prek kauzën e pastër të UÇK-së, s’ka bir nane që del e njollos luftën tonë, të gatshëm jemi të kapim armët që tani nëse dikush tenton të prekë lirinë dhe barazinë tonë të fituar me gjak dëshmorësh.