Osmani në Klan Debat në Klan M: Ranë maskat! Taravari është instrument i Mickoskit për nënçmim të vullnetit politik të shqiptarëve

Bujar Osmnai nga Fronti Europian I ftuar në emsionin Klan Debat në Klan Maqedonia ka shprehur mendimet e tij rreth situatës politike aktuale. Ai ka vlerësuar se, pavarësisht nga aspektet pozitive dhe negative të zhvillimeve të fundit, është thelbësore që votuesit të jenë të informuar mirë para zgjedhjeve.
Osmani ka theksuar se nuk është i kënaqur me mënyrën se si po nënçmohet vullneti politik i shqiptarëve dhe ka akuzuar përpjekjet për të dëmtuar Marrëveshjen e Ohrit nga ana e VLEN-it në bashkëpunim me Mickovskin.
Ai ka shprehur besimin se qëllimi i këtyre veprimeve është të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale, duke shtuar se figura politike si Taravari janë vegla të Mickoskit.

Osmani ka përfunduar me një mesazh optimist, duke theksuar se zbulimi i motiveve të fshehta dy ditë para zgjedhjeve do t’u lejojë votuesve të bëjnë zgjedhje të informuar bazuar në vullnetin e tyre të lirë, në vend të ndikimit të Mickovskit.

“Mendoj se ka një punë të mirë dhe të keqe, e mira është që maskat bien para votimit, që populli të jetë i mirëinformuar, ajo që nuk më pëlqen është që shqiptarët po nënçmohen, pra po nënçmohet vullneti politik i shqiptarëve publikisht, dhe të bëhet një puç e nënçmimit të Marrëveshjes së Ohrit në këtë lloj mënyre është e patolerueshme.
Besoj që qëllimi është për mbështetje të zgjedhjeve presidenciale, sepse për parlamentaret nevojiten dy shumica. Taravari është instrument i Mickoskit.
Më e mira kësaj është që maskat po bien dy ditë para zgjedhjeve , dhe njerëzit do të zgjedhin mes vullnetit të tyre të lirë, dhe ndikimit të Mickoskit”, tha Osmani./tvklan.mk

1180x200