Përfaqësuesi i “Frontit Europian”, Arbër Ademi, njëherë nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim ka thënë se “Fronti” është në epërsi gjithandej në komunat shqiptare.
Thotë se nga 50% e votave të numëruara, Fronti fiton me 30 mijë vota dallim.
Ademi shton se në epërsi të madhe “Fronti” është në Strugë, Kërçovë dhe gjithandej.
“Dibër 2me1, Strugë më tepër se 2me1, në Kërcovë 5-1, Vrapcishtë më tepër se 2-1, në epërsi jemi edhe në Tetovë në epërsi jemi edhe në Gostivar në epërsi jemi edhe në Kumanovë dhe Likovë. MË vonë do të dalim me të dhëna më të hollësishme. Nëse vazhdojmë kështu, “Fronti Europian” do të ketë më shumë se 20 deputet”, tha Ademi.