Grubi në Debat Plus në Klan M: BDI-ja është ideatore e Frontit Europian që nga viti 2001 dhe udhëheqëse e kolicionit

Artan Grubi, nga Fronti Europian, në një deklaratë të dhënë gjatë Emisionit Debat Plus në Klan Maqedonia, theksoi rolin udhëheqës të BDI-së në koalicionin që ka qenë ideore e Frontit Europian që nga viti 2002. Grubi përmendi Marrëveshjen e Ohrit si një pikë kthese që ndryshoi rrjedhën e vendit pas konfliktit të vitit 2001.

“BDI-ja ka udhëhqur koalicionin, është ideore e Frontit Europian, është një nismë e filluar nga viti 2002 nuk është diçka e re është rezultat i Marrëveshjes së Ohrit e cila e përfundoi konfliktin e vitit, 2001 dhe ndryshoi rrjedhën e vendit. Ne gjithmonë kemi synuar të bëjmë një koalicion të tillë me të gjitha komunitetet në vend sepse e konsideronim minoritetin si terminologji ofenduese, dhe e ndryshuam atë”, tha Grubi

Ai vuri në dukje se komunitetet si boshnjakët, vllehët dhe romët që kanë përfituar nga ndryshimet kushtetuese, duke sjellë si shembull zyrtarizimin e gjuhës dhe flamurit rom në Shuto Orizaro dhe gjuhën turke në disa komuna të vendit.

“Këtë synim e kemi pasur për arsye se të gjitha këto komunitete, edhe boshnjakët, edhe vllehët edhe romët, por edhe të tjerët kanë përfituar nga Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese. P.sh, gjuha rome dhe flamuri rom janë zyrtarizuar në Shuto Orizaro, e vetmja komunë me kryetar rom në Europë, gjuha turke është zyrtare në Çair në Gostivar në Kërçovë dhe Tetovë”, tha Grubi.