Klan Debat në Klan M/ Ademi: Flasin për vota shqiptare Kasami i koalicionit “Mozheme” dhe Snopçe që kërkonte vota me deklaratë turqisht… Mos e fyeni intelegjencën e votuesve!

Arbër Ademi nga Fronti Europian i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se çështja e votave shqiptarë dhe joshqiptarë në të cilat thirret Opozita shqiptare VLEN  janë arsyetime të pabaza që nuk i ndihmojnë askujt.

Ai shtoi se pikërisht ata që thirren në këtë pastërti votash, dikur ishin pjesë e koalicioneve maqedonase.

“Është ftyerje ky debat që bëhet për votat shqiptare ose jo shqiptare sepse Halil Snopçe i cili vjen nga VLEN-I doli me video mesazh me lutje që t’i merr votat e qytetarëve turq me arsyetimin se qenka I vetmi deputet që paska folur turqisht në kuvend. Pra pikërisht këta që thirren në vota pastër shqip, kanë bë kësi lloj fushate. Mendoj që është ofendim i intelegjencës së votuesve shqiptar kur del dhe flet për vota shqiptare dikush që ishte pjesë e koalicionit “Mozheme” me Zoran Zaevin, pra, Bilall Kasami”, deklaroi Ademi. /TvKlan.mk