Rivotimi/ Arben Zeqiri: VMRO, VLEN dhe LSDM kundër faktorizimit historik të shqiptarëve

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar ndaj tentaviës së VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe LSDM-së për të pasur rivotime në disa vendvotime për shkak teë paraqitjes së ankesave.

Zeqiri shkruan se përmes këtyra manipulimeve përveç se tentohet të merren padrejtësisht deputetë nga Fronti dhe Fronti Europian të mos ngelet forcë e dytë politike në vend, ata pamundësojnë që ky koalicion europian të mos udhëheq as me disa nga institucionet kyçe në vend.

Reagimi i plotë:

Rivotimi, operacion i VMRO-LSDM-VLEN kundër faktorizimit historik të shqiptarëve
Etja për pushtet e opozitës shqiptare po përdoret si asnjëherë më parë për të defaktorizuar shqiptarët dhe fuqinë politike të shqiptarëve. Inzhinjeringu partiak në KSHZ dhe vendimet për rivotim kanë qëllime të shumfishtë, por vetëm një final, zbehjen e fuqisë së shqiptarëve.
Zgjedhjet e 8 majit, për herë të parë në historinë e shtetit kanë nxjerë shqiptarët në një pozitë të rëndësishme, si udhëheqës së forcës së dytë politike në vend që në vete mbart edhe përgjegjësi të fuqishme shtetërore. Fronti Europian me rrezultatin e fituar i bën shqiptarët barikadë reale ndaj nacionalizmit maqedonas dhe fuqisë që fitoi nga ana tjetër VMRO-DPMNE. Nëse Fronti Europian bëhet pjesë e Qeverisë, për herë të parë do të ketë nën ombrellën e vetë edhe komunitetet e tjera joshumicë si turqit dhe boshnjakët duke i bërë njëkohësisht edhe ata faktorë në sjelljen e vendimeve, duke i dhënë kuptim real dhe fuqi parimit të Badenterit.
Rivotimi që ka për qëllim marjen e dy deputetëve të Frontit Europian në radhë të parë duket se tenton të ulë dallimin mes VLEN dhe FRONTIT EUROPIAN. Por, tendenca e partive maqedonase VMRO dhe LSDM, me ndihmën e VLEN është edhe më e madhe se kaq. Nëse koalicioni qeveritar do të bëhej mes VMRO dhe VLEN, atëherë Fronti Europian do të ishte forca e dytë politile në vend, gjeqësisht forca e parë opozitare në vend. Me këtë pozicion, Frontit që udhëhiqet nga shqiptarët do t’i takonin një sërë pozicionesh kyçe në shtet. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe dy anëtarët e KSHZ nga opozita do t’i takonin Frontit Europian, ndërsa vetëm një anëtar LSDM-së. Prokurori i shtetit zgjidhet me propozim të forcës së parë opozitare, gjeqësisht Frontit Opozitar. Me komisionet parlamentare kyçe që udhëheq forca e parë opozitare do të udhëhiqte Fronti Europian. Drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë do të zgjidhej me propozim të Frontit Europian. Postet kyçe në Agjencinë për Komunikime Elektronike, Agjencionin Rregullator për Energjetikë, Agjencinë për shërbime audio dhe audio-vizulese dhe shumë agjencione dhe trupa rregullatorë me peshë, do të zgjidheshin me propozim të forcës së parë opozitare, gjeqësisht Frontit Europian. Janë dhe një listë e gjatë pozicionesh që do të duhej ti drejtonin shqiptarët, por më e rëndësishmja që në takime të liderëve, Këshillin për Siguri Shtetërore dhe të ngjashme, rolin e bartësit të opozitës në vend do të duhej ta udhëheq njëri nga liderët shqiptar të Frontit Europian.
Për të parandaluar të gjithë këtë, VMRO, LSDM dhe me ndihmën e servilizmit të VLEN po orkestrojnë gjithë procesin në KSHZ që të ulet numri i votave dhe deputetëve të Frontit Europian dhe të rritet LSDM.
Për hajr ju qoftë, do të ju kujtojë gjatë kohë historia për këtë tentim. Se sa do ta realizoni, do të shohim!