Qeveria spanjolle ka njoftuar se do të refuzojë kërkesat e çdo anijeje që transporton armë në Izrael dhe dëshiron të ndalet në portet spanjolle.
Siç raportohet, autoritetet spanjolle kanë refuzuar kërkesën e një anijeje që transportonte armë për Izraelin, të ankorohej në një nga portet e vendit.
“Ministria e Jashtme do të refuzojë sistematikisht ndalesa të tilla për një arsye të qartë: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për më shumë armë, ka nevojë për më shumë paqe”, shtoi Albares.
Mirëpo, Borkum e mori autorizimin e qeverisë për të ndaluar në Kartagjenë pasi thuhet se destinacioni i saj ishte Republika Çeke e jo Izraeli.
Shteti spanjoll ka ndaluar shitjen e armëve në Izrael dhe ka kritikuar ashpër ofensivën izraelite në Gazë. /Telegrafi/