Komuna Çair me vite e ka paguar të akuzuarin për Pedofili dhe homoseksualitet Daim Hiseni, baba i Fari Hisenit, zëdhënës i VLEN

Pas lajmit skandaloz se Daim Hiseni, babai i zëdhënësit të VLEN Fari Hiseni dhe anëtar i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, është arrestuar nga personat e uniformuar të policisë dhe dyshohet për ngacmim gjinor (seksual) ndaj një djali 16 vjeçari, mediat kanë zbuluar se i njejti është paguar ndër vite nga Komuna e Çairit që udhëhiqet nga Visar Ganiu e më herët edhe nga Izet Mexhiti.

Ende nuk dihet se çfarë ka punuar dhe për çfarë ka qenë i angazhuar Hiseni në komunë, apo ndoshta është paguar vetëm nga fakti se ka qenë babai i ish zëdhënësit të komunës e zëdhënësit të VLEN.

Pas lajmeve për arrestimin e Daim Hisenit, ka reaguar i biri Fari Hiseni.

Ai ka ngrirë përkohësisht aktivitet politike.