“Nuk ka bir nëne që e prek flamurin kombëtar, lartë e më lart”, thoshte Izet Mexhiti në fushatë zgjedhore! Por çfarë ndodhi dje në Strumicë?
Sektori për Punë të Brendshme – Strumicë, dje në ndeshjen mes Brerës dhe Shkëndijës nuk lejoi që të shpaloset flamuri kombëtar nga tifo-grupi Ballistët, edhe pse këto të fundit kishin udhëtuar 200 km për të ndjekur ekipin e zemrës. Pas 30-të minutave të ndeshjes, Ballistët lëshojnë stadiumin në shenjë proteste, për shkak të mos lejimit të shpalosjes së flamurit kombëtar.
Nga klubi tetovar, pas ndeshjes sqaruan gjithçka. Nga KF Shkëndija bënë të ditur se delegati i ndeshjes nuk ka kërkuar që të hiqet flamuri kombëtar, por siç shtojnë nga KF Shkëndija e gjitha ka qenë në regji të SPB-Strumicë.
“Protesta jonë nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, thonë nga KF Shkëndija.
Edhe pse përdorimi i flamurit kombëtar në organizime kulturore, sportive është i garantuar me ligj, nëpunësit policor të Strumicës shkelën mbi ligjin. E për këtë skandal, nga koalicioni VLEN që janë bashkqeverisës me VMRO-në e Mickoskit nuk ka asnjë reagim.
Por çfarë thotë neni 7 për përdorimin e flamujve të bashkësive në jetën private: “Pjesëtarët e bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut flamurin nëpërmjet të cilit e shprehin identitetin dhe veçorit e tyre kanë të drejtë ta përdorin në jetën private edhe gjatë mbajtjes së organizimeve kulturore, sportive dhe organizimeve të tjera që i organizojnë pjesëtarët bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.