Sipas “xhentëllmenit” shqiptarët nuk meritojnë më shumë se 4 ministri dhe dhjetra drejtori

Në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, ku po merr pjesë edhe Izet Mexhiti i zgjedhur “xhentëllmenski”, tërë kohën foli për VMRO-në e Mickoskin se sa për shqiptarët. Ndër të tjera në mënyrë shumë xhentëllmene, Izet Mexhiti tha se shqiptarët në këtë përbërje qeveritare kanë marrë aq sa meritojnë. Pra sipas Izet Mexhitit shqiptarët meritojnë 4 ministri dhe dhjetra drejtori.

*“Ne aty jemi si përfaqësues të shqiptarëve, përfaqësojmë shqiptarët dhe japim kontribut në orientimin e shtetit, pra në top prioritet mbetet orientimi europian i shtetit, mirëpo ne marrim aq sa na takon si shqiptarë”, tha Izet Mexhiti.*