Kreshnik Bekteshi nga BDI, bën të ditur se lajmi i Qeverisë VMRO – VLEN për rritjen e pensioneve është mashtrim. Bekteshi shkruan se pensionet nuk rriten më shumë se 7.8 euro mesatarisht.
“MASHTRIM NGA VMRO-VLEN
Pensionet NUK rriten më shumë se 7.8 EURO mesatarisht!
Pensioni mesatar- 21.209 den
Me nivelizimin ligjor- 21.209 den*9.4%= +1.993 den
Propozimi Qeverisë:
2.500 den – 1993 den = max. 507 den rritje mesatare”, shkruan Kreshnik Bekteshi nga BDI.