Reagimi i plotë i ish-ministrit të arsimit dhe shkencës nga qeveria e kaluar ⬇️⬇️:
Këtë vit tekste shkollore ka dhe të gjitha janë si rezultat i punës dhe përkushtimit të përbërjes së kaluar. Tekstet shkollore filluan të printohen që në muajin maj dhe këtë gjë edhe udhëheqësia e tanishme e ministrisë e ka pranuar.
Sa i takon reformës në arsimin fillor, e cila u ndal për klasën VII, do të ketë pasoja negative afatgjate për çka kjo qeveri dhe zonja Janevska do të jep përgjegjësi. Kjo ndërprerje, përveç pasojave ndaj nxënësve, solli situatën që tekstet për klasën VII të mos printohen POR TË BLEHEN të gatshme nga ata të cilët i kanë të drejtat autoriale, me iniciativë të përbërjes aktuale. Pra, përveç që dikush do të përfitojë financiarisht, nxënësit do të detyrohen të mësojnë nga libra të vjetra, joadekuate sipas plan programeve të reja dhe sipas një koncepti që moti të dështuar, në Maqedoninë e Veriut i njohur si afera Cambridge.
Sa shume u kritikuan materialet e Byrosë për zhvillimin e arsimit në dy vitet paraprake nga VMRO dhe Janevska, por këtë vite po me këto materiale po krenohen për lëndën e historisë. Kjo reforme e ndërprerë do vazhdojë vitin e ardhshëm (do të jemi gjithë dëshmitarë), vetëm se do bëhet ndarja e lëndëve të bashkuara, prapë kuptohet për qëllime politiko-ditore.
Ata të cilët e shohin arsimin për qëllime politike si komuna e Tetovës, do të shohim këtë vit a do të jenë gati për peticion dhe për protestë për tekstet. Jemi dëshmitar se këtë vit kanë marrë më pak se vitin e kaluar edhe për arsimin e mesëm dhe po presim reagimin e komunës.
Aspak nuk mora pergjigje dhe për sfidën për medresenë fatkeqësisht, por po u jap një sygjerim – mos e shihni arsimin si politikë!
Mësimdhënësit elementi më i rëndesishëm i procesit edukativo-arsimor në anën e të cilëve jam çdo herë. Ata tani ndodhen pranë një sfide të cilën ata të cilët i motivonin për grevë, sot në rol të anasjelltë u kerkojnë mirëkuptim e të punojnë me vullnet.
Pagat duhet të rriten nëse ka vullnet! Ne kemi përballu kriza dhe kemi arritur të bejmë rritje, por për këtë do të jap propozimin se si mund të arrihet kjo.