Ali Ahmeti uron nxënësit, prindërit dhe arsimtarët për fillimin e vitit shkollor


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në ditën e fillimit të vitit shkollor, ka uruar  nxënësit, prindërit dhe arsimtarët në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Në ditën e parë të vitit shkollor, uroj nxënësit me urata për shumë suksese dhe të shpreh mbështetje të pakushtëzuar për të gjithë mësimdhënësit në përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet edukative.

Uroj po ashtu prindërit për fëmijët e tyre që po fillojnë shkollën për herë të parë, bashkë edhe me ata që kthehen në bankat shkollore pas pushimeve të verës.

Paçi një vit të mbarë me plot shëndet, suksese dhe me sa më pak politikë në arsim.” shkruan Ahmeti në Facebook.