Shkollës së re në komunën e Çashkës i shkurtohen mjeten nga 8 miljonë denar në 10 mijë denar !!
Në kuadër të programit të ri të qeverisë, shqiptarët po përballen me një tjetër goditje, kësaj here në fushën e arsimit.
Mjetet e ndara për ndërtimin e shkollës së re në komunën e Çashkës, që do të ishte një zgjidhje për arsimin fillor në gjuhën shqipe, janë reduktuar shumë.
Ndërsa më parë ishin të dedikuara 8 miljonë denarë, tani ky fond është ulur në vetëm 10 mijë denarë – një veprim që tregon qartë nënvlerësimin dhe ofendimin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në këtë vend.
Shkolla e re shqipe “Dituria”, për të cilën siguram 8.000.000 denarë për ndërtim, tani po përballet me shkurtime të mëdha financiare nga programi i ri qeveritar.
Ky është një sinjal i qartë që arsimi shqip po merret peng në politikat e reja, ndërkohë që të legjitimuarit e Vmro-së “Vleni” nuk ka as fuqinë minimale për të mbrojtur edhe ato të drejta që shqiptarët i kanë fituar me shumë mund.
Jo vetëm që nuk shpresojmë në projekte apo investime të reja për pjesën shqiptare, por tani po na hiqen edhe ato që kemi pasur deri më tani.
Kjo qasje është alarmuese për të ardhmen e arsimit shqip dhe për gjeneratat e ardhshme që rrezikojnë të mbesin pa mësuar në gjuhën e nënës së tyre.
Ndaj është koha për veprim dhe zë i fortë kundër këtyre politikave të padrejta që synojnë ta dobësojnë rolin e shqiptarëve në çdo fushë të jetës, përfshirë arsimin.
Botërisht dihet që objektin shkollor në Jabollçisht të poshtëm e ndërtuam në kohën kur qeverisëm ne.
Kur përmendët shkollën në Banjicë të Çashkës, burrëri është të thuhet se gjithçka qenka zgjidhur më herët, ne do të vazhdojmë marrëveshjen e arritur mes ministrit paraprak, shkollës, komunës dhe këshillit të prindërve.