Afrim Gashi urdhëron Ilire Dautin që ta kalon Ligjin për Branitella

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, ka zbuluar që kryetari kuvendit i Kuvendit Afrim Gashi ka urdhëruar deputetën Ilire Dauti që ta thërras komisionin e kuvendit të udhëhequr nga ajo që ta kalon Ligjin për Branitella

“Afrim Gashi më urdhëron të thëras mbledhjen e komisionit për ligjin e branitellave

Krekosjet e tyre janë vetëm tentim për mashtrim. VLEN jo vetëm që nuk bllokon, jo vetëm që dje bëri kuorimin, por kryetari i tyre, Afrim Gashi edhe më urdhëron me shkresë ta thëras mbledhjen e komisionit për ligjin e “branitellave”. Kjo demaskon qartë mashtrimet e deputetëve të pushtetit jolegjitim.
Unë nuk punoj me urdhëra, as të Gashit, as të shefit të tij Mickoskit. Sa të jem unë kryetare komisioni branitellat NUK KALOJNË!” shkruan Dauti.