Skandal i paprecedentë në ndërtimin e Bulevardit në Zhelinë: Ndërprerje e papritur e punimeve dhe mungesë e transparencës për shpenzimin e 500.000€


🚨 Skandal i paprecedentë në ndërtimin e Bulevardit në Zhelinë: Ndërprerje e papritur e punimeve dhe mungesë e transparencës për shpenzimin e 500.000€

Të dashur qytetarë,

Skandali me ndërtimin e bulevardit është një turp dhe një dëshmi e qartë e paaftësisë dhe keqpërdorimit në menaxhimin publik!
Për më shumë se dy javë, punimet janë ndalur papritmas dhe mjetet e punës janë larguar nga vendi i ndërtimit, pa asnjë njoftim ose shpjegim për qytetarët.

Kjo ndërprerje e papritur është një shkelje flagrante e çdo standardi të menaxhimit dhe e drejtave të qytetarëve.
Mungesa e informacionit është e papranueshme dhe e papërgjegjshme.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë çdo detaj dhe të jenë të informuar mbi çdo hap të këtij projekti i cili kap një vlerë prej 500.000 eurosh.

Kërkojmë që udhëheqësia komunale të publikoj menjëherë të gjitha dokumentet si dhe projektin sipas të cilit po ndërtohet bulevardi.
Pa këtë transparencë, çdo përpjekje për të fshehur informacionin është një tjetër shkelje e rëndë e besimit të qytetarëve.

Gjithashtu, dyshimet për keqpërdorime të mundshme të mjeteve janë alarmante dhe shumë shqetësuese!!
Nëse këto dyshime janë të sakta, kjo është një krim ndaj qytetarëve që paguajnë taksat e tyre.
Do të inicojmë një hetim të plotë dhe të paanshëm për të zbardhur çdo keqpërdorim dhe për të siguruar që çdo qindarkë e shpenzuar të jetë e justifikuar.

Autoritetet lokale duhet të veprojnë tani, të ofrojnë transparencë të plotë dhe të paraqesin një raport të detajuar mbi arsyet e ndërprerjes dhe planin për rinisjen e punimeve.

Ne nuk do të heshtim ndaj ktij menaxhimi të dobët, të pandershëm dhe të korruptuar.

#SkandalNdërtimi
#KërkojmëLlogari
#HetimTëPlotë