Arben Ratkoceri: Proceset politike për herë të parë që nga 1991 po shkojnë mbrapa
Botuesi i gazetës Koha, Arben Ratkoceri, në Facebook ka komentuar zhvillimet politike në vend duke thënë që me ketë qeveri, për herë të parë proceset po shkojne mbrapa që nga viti 1991.
“Që nga vitin1991, proceset politike të shqiptatëve në Maqedoni kurrë nuk kanë shkuar mbrapa si tani. Ka pas vite në “vetnumëro”, ose lëvizje shumë të ngadalëshme kohore, por kanë qenë para e jo në “rikuerc” si tani!” shkruan Ratkoceri