Drejtori Behar Emini kuadër i VLEN-Alternativës nuk i plotëson kushtet – pritet shkarkimi i tij?


Koalicioni shqiptar VLEN nuk po mund të qëndron me këmbët e veta në qeverinë VMRO-ZNAM.

Pas deklaratave kontraverse të funksionarëve qeveritarë Halil Snopçe dhe Izet Mexhiti, ironizimi i skajshëm i kryeministrit Hristijan Mickoski, e ka vë në mëdyshje funksionimim e kësaj qeverie monoetnike.

Edhe përkundër faktit se koalicioni shqiptar në qeveri VLEN, ka marr drejtori dhe resore të ndryshme brenda partnerit qeveritar, si duket punët nuk po ecin në drejtim të duhur.

Ende pa u ba 1 muaj që ka marr detyrën Behar Emini – drejtor i Fondit për Sigurimin e Depozitave nga VLEN, informatat brenda qeveritare thonë që së shpejti pritet shkarkimi i tij nga kjo detyrë.

Gjithashtu, nga burimet jozyrtare, kuptojmë që arsyeja e shkarkimit të Eminit nga detyra vjen si pasojë e mos plotësimit të kushteve për të udhëhequr me këtë post, ose thënë me fjalë tjera, kuadri i Alternativës nuk ka të përfunduar studimet universitare, ndërsa është në detyrë si drejtor pa fakultet të përfunduar.

Se çfarë po ndodh me drejtoritë e VLEN-it dhe kuadrot e tyre, kjo mbetet të shihet brenda këtyre ditëve, mirëpo një gjë është e saktë: partitë e mëhallave nuk kanë kuadro profesionale.

Ndryshe, drejtori Behar Emini nga VLEN, është kryetar i Forumit Rinor të Alternativës në degën e Butelit dhe person i afërt e familjar me Zeqirija Ibrahimin nga fshati Luboten i Shkupit.