Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për Gjeneral Imri Ilazin
Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bashkëthemelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e Gjeneral Imri Ilazit.
“Na la edhe një atdhetar, edhe një burrë i kombit dhe mik, bashkëluftëtar i imi.
Gjeneral Imri Ilazi nga Ferizaji ia dedikoi jetën Kosovës dhe kombit shqiptar duke lënë shembull të atdhedashurisë dhe përkushtimit patriotik.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve, u prehtë në paqë. “ shkruan Ali Ahmeti.